Foto CFP
Ekspozita e 8-të Kinë-Eurazi filloi të mërkurën në mëngjes në qytetin Urumqi të Rajonit Autonom të Xinjiang-Ujgurit në Kinën Veriperëndimore.
Ekspozita, me temë "Mundësitë e reja të Rrugës së Mëndafshit, gjallëria e re për bashkëpunimin euraziatik", do të vazhdojë deri të dielën. Ajo ka tërhequr mbi 1 900 pjesëmarrës nga 50 vende, rajone e organizata ndërkombëtare, si edhe më shumë se 6 000 lloje produktesh.
Edicioni i sivjetshëm përfshin një hapësirë 140 000 metra katrorë, me katër zona kryesore ekspozimi: bashkëpunimi në investime, eksponatet ndërkombëtare, industritë e posaçme dhe prodhimi i pajisjeve.
Gjatë ekspozitës do të zhvillohen veprimtari për të lehtësuar investimet midis Kinës dhe vendeve të tjera, duke përfshirë ato të Azisë Qendrore dhe që marrin pjesë në Partneritetin e Gjithanshëm Ekonomik Rajonal, për sa u përket prodhimeve bujqësore, tekstileve e veshjeve, energjetikës dhe industrisë kimike.
Kjo është e vetmja ekspozitë kombëtare gjithëpërfshirëse ku Kina dhe vendet e rajonit euraziatik mund të kryejnë shkëmbime dhe bashkëpunim në shumë fusha.