Kina lëshon alarm për ujërat e rrëmbyeshme malore
2024-06-24 14:52:06

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Të dielën, autoritetet kineze të meteorologjisë dhe burimeve ujore lëshuan alarm për ujëra të rrëmbyeshme malore në disa krahina të vendit.


Ministria e Burimeve Ujore dhe Administrata Meteorologjike e Kinës dhanë alarmin ngjyrë portokalli, duke thënë që, nga ora 8 e mbrëmjes së të dielës deri më 8 në mbrëmje të së hënës, në disa pjesë të provincave Zhejiang, Jiangxi e Hunan do të ketë ujëra të rrëmbyeshme nga malet.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organet e pushtetit vendor janë këshilluar që të forcojnë monitorimin e alarmit për përmbytje, të përgatiten për evakuim të mundshëm dhe të marrin masa të tjera për të zbutur rreziqet.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka një sistem alarmi për motin me katër ngjyra, ku e kuqja është niveli më i lartë dhe më pas renditen ngjyra portokalli, e verdha dhe bluja.