Foto nga CFP
Shoqata e Mbrojtjes së Natyrës e Kinës dhe Kopshti Zoologjik "Schonbrunn" i Austrisë nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për të forcuar bashkëpunimin mbi mbrojtjen e pandave gjigante dhe studimet lidhur me to.
Një çift i ri pandash gjigante nga Qendra e Mbrojtjes dhe e Studimit të Pandave Gjigante e Kinës do të dërgohen në Austri në kuadrin e një projekti dhjetëvjeçar, sipas marrëveshjes.
Për të siguruar shëndetin e pandave, ekspertët kinezë shkuan në Austri këtë vit për të ofruar udhëzime mbi objektet, të ushqyerit, menaxhimin e ushqimit dhe kujdesin shëndetësor.
Kopshti Zoologjik "Schonbrunn" i Vjenës, i ndërtuar në vitin 1752, është një nga kopshtet më të vjetra zoologjike në botë ende në funksionim, me një histori mbi 270-vjeçare. Ai është cilësuar si kopshti zoologjik më i mirë në Evropë për gjashtë herë me radhë.