Xi Jinping-u shpreh urime për suksesin e plotë të misionit "Chang'e-6"
2024-06-25 15:53:57

foto nga CMG

Kapsula e kthimit e sondës "Chang'e-6“ të Kinës u ul me sukses në kontenë Siziwangqi të rajonit autonom të Mongolisë së brendshme të Kinës Veriore, më 25 qershor 2024/ foto nga CMG

Presidenti kinez Xi Jinping shprehu të martën urime për suksesin e plotë të misionit "Chang'e-6", që solli mostrat e para në botë të mbledhura nga ana e pasme e Hënës.

Në emër të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Këshillit të Shtetit dhe Komisionit Qendror Ushtarak (KQU), Xi, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe kryetar i KQU-së, u shprehu në një mesazh urime të ngrohta e përshëndetje të sinqerta qendrës komanduese të misionit "Chang'e-6" dhe të gjithë atyre që morën pjesë në këtë mision. 

Kapsula e kthimit e sondës "Chang'e-6", me mostrat e Hënës, zbriti saktësisht në zonën e caktuar në Siziwang të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës së Veriut, të martën më 2:07 të pasdites sipas orës së Pekinit. 

Xi Jinping-u vuri në dukje që, për herë të parë në historinë e njeriut, "Chang'e-6" mblodhi mostra nga ana e pasme e Hënës dhe u kthye në Tokë, duke shënuar një arritje tjetër të rëndësishme në përpjekjet e Kinës për t'u bërë një fuqi e eksplorimeve hapësinore, si edhe e shkencës dhe teknologjisë. 

Kreu i shtetit kinez vuri në dukje që gjatë 20 vjetëve të fundit, të gjithë pjesëmarrësit në projektin e eksplorimit të Hënës i kanë ngritur më tej lartësitë e shkencës e të teknologjisë dhe kanë pasur arritje të spikatura, që kanë tërhequr vëmendjen botërore. 

"Kontributi i jashtëzakonshëm që keni dhënë ju do të kujtohet gjithmonë nga vendi dhe populli," tha Xi. (Artan)