Përmbytjet, Kina dërgon një ekip pune në krahinat e prekura
2024-06-24 14:45:56

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Menaxhimit të Emergjencave e Kinës bëri të ditur të shtunën që Komanda Shtetërore për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Thatësirës ka dërguar një ekip pune në provincën Hunan të prekur nga përmbytjet, për të dhënë udhëzime për përballimin e fatkeqësisë.


Ministria ka nxitur përpjekjet për rregullimin e rrugëve të prishura nga përmbytjet dhe për sistemimin e të prekurve nga fatkeqësia, si edhe ka dërguar më shumë personel dhe pajisje shpëtimi në Guangxi dhe Anhui.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Javët e fundit, përmbytjet kanë goditur shumë krahina të Kinës, duke dëmtuar rrugë e ndërtesa dhe duke shkaktuar viktima.


Më parë u dha një fond ndihme prej 105 milionë juanësh për rregullimin urgjent të rrugëve të dëmtuara nga përmbytjet në Guangdong, Guangxi, Zhejiang, Fujian, Jiangxi, Hunan and Guizhou.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Tani reshjet e shiut në krahinat jugore të Kinës po pakësohen e po lëvizin drejt veriut. Ministritë kanë kërkuar nga pushteti vendor të marrë masa parandaluese kundër përmbytjeve e fatkeqësive gjeologjike që shkaktojnë reshjet e dendura.