Italia dhe Kina, partnerët kryesorë të Shqipërisë në tregtinë e pjesëve të këmbimit
2024-06-20 16:10:26

CFP

CFP

Importi i makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit, një tregues direkt i investimeve në ekonomi, shënoi rritje me 2.1% në muajin maj të këtij viti, duke arritur në 21.5 miliardë lekë, nga 19.7 miliardë lekë që ishin në majin e 2023-shit.

Importi për mallrat bazë të industrive prodhuese lidhet me zgjerimin e aktivitetit të këtyre sektorëve dhe interesin në rritje të sipërmarrjes për përdorimin e teknologjive bashkëkohore që përmirësojnë cilësinë e prodhimit.

CFP

CFP

Gjatë pesëmujorit të këtij viti, në total importet e kësaj kategorie llogariten 99.3 miliardë lekë, nga 86.6 që ishin gjatë 5-mujorit të 2023-shit, bën të ditur “ATSH”.

Referuar të dhënave të INSTAT-it, Italia, Kina dhe Gjermania janë partnerët kryesore me volumin më të madh në vlerë të importit të kësaj kategorie.

Gjithsej, nga Italia gjatë 5-mujorit u importuan rreth 18.9 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi. Nga Kina u importuan 15.8 miliardë lekë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi.  (Elona)

CFP

CFP