Raporti e konsideron Hong Kongun ekonominë e 5-të më konkurruese në botë
2024-06-20 10:12:58

Hong Kongu u ngjit me dy vende për t'u renditur i pesti në Vjetarin e fundit të Konkurrencës Botërore 2024 të botuar nga Instituti Ndërkombëtar për Zhvillimin e Menaxhimit, një shkollë biznesi me seli në Zvicër, sipas qeverisë së Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR).

Hong Kong(Foto:VCG)

Hong Kong(Foto:VCG)

Në një ndarje sipas katër faktorëve të konkurrencës të paraqitur nga raporti, renditja e Hong Kongut në “Eficencën e biznesit” dhe “Infrastrukturë” u rrit dukshëm në 10 vendet e para në nivel global, shkruan “Xinhua”.

Sa u përket nënfaktorëve, Hong Kongu kryesoi botën në “Tregtinë ndërkombëtare” dhe “Legjislacionin e biznesit” dhe ishte ndër pesë vendet më të mira botërore në “Politikat tatimore”, “Investimet ndërkombëtare”, “Infrastrukturat bazë”, “Financa” dhe “Arsimi”.

Hong Kong(Foto:VCG)

Hong Kong(Foto:VCG)

“Duke marrë parasysh një mori faktorësh, duke përfshirë të dhëna objektive dhe opinione biznesi, raporti e njohu Hong Kongun si një nga ekonomitë më konkurruese në botë”,- tha një zëdhënës i qeverisë HKSAR.

Qeveria HKSAR ka nisur një sërë masash për të forcuar besimin në treg, turizmin dhe konsumin. (Elona)