Qindra persona humbën jetën gjatë haxhit në Mekë prej të nxehtit
2024-06-20 17:17:43

CFP

CFP

Të paktën 550 persona kanë humbur jetën gjatë haxhit në Mekë, duke marrë parasysh pelegrinazhin e besimtarëve myslimanë në temperatura përvëluese.

Raportohet se 323 nga ata që vdiqën ishin egjiptianë, shumica e tyre prej sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, thanë për mediet dy diplomatët arabë që koordinonin përgjigjet e vendeve të tyre, shkruan “Panorama”.

“Të gjithë ata egjiptianët vdiqën për shkak të nxehtësisë, përveç njërit që pësoi lëndime vdekjeprurëse gjatë një përplasjeje të vogël të turmës”,- tha një nga diplomatët, duke shtuar se shifra totale erdhi nga morgu i spitalit në lagjen “Al-Muaisem” të Mekës.

Të paktën 60 jordanezë kanë vdekur, thanë diplomatët, nga një numër zyrtar prej 41 i dhënë më herët të martën nga Amani.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e islamit dhe të gjithë myslimanët duhet ta kryejnë të paktën një herë.

Pelegrinazhi ndikohet gjithnjë e më shumë nga ndryshimet e klimës, sipas një studimi saudit të botuar muajin e kaluar që tha se temperaturat në zonën ku kryhen ritualet po rriteshin me 0.4 gradë Celsius çdo dekadë. (Elona)