Shkalla e papunësisë urbane të anketuar në Kinë ngushtohet në maj
2024-06-20 14:23:40

CFP

CFP

Shkalla e papunësisë në zonat urbane të anketuar në Kinë qëndroi në 5 për qind në maj, me normën që ra nga niveli i lartë prej 5.3 për qind i regjistruar në shkurt të këtij viti.

Sipas të dhënave të Zyrës Kombëtare të Statistikave, cituar nga “Xinhua”, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte përkatësisht 5.2 për qind, 5.3 për qind, 5.2 për qind dhe 5 për qind në janar, shkurt, mars dhe prill.

Në maj, shkalla e papunësisë urbane për grupmoshat 16-24 vjeç ishte 14.2 për qind, duke rënë nga 14.7 për qind në prill dhe niveli i lartë prej 15.3 për qind në shkurt. Ndërkohë, shkalla e papunësisë urbane për grupmoshën 25-29 vjeç ishte 6.6 për qind në maj, nga 7.1 për qind në prill, dhe shkalla e papunësisë urbane për grupmoshën 30-59 vjeç rezultoi 4 për qind në maj, e pandryshuar nga muaji prill. (Elona)