Kina regjistron rënie të martesave dhe divorceve në tremujorin e parë
2024-06-20 10:16:09

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina regjistroi 1.97 milionë martesa në tremujorin e parë të këtij viti, 178.000 më pak se një vit më parë, sipas Ministrisë së Çështjeve Civile.

Numri i regjistrimeve për divorc u ul me 68.000 nga e njëjta periudhë e një viti më parë, në 573.000 në tremujorin e parë, zbuluan gjithashtu shifrat e publikuara së fundi nga ministria, cituar nga “Xinhua”.

Në tremujorin e parë të vitit zakonisht bëhen më shumë martesa për shkak të Vitit të Ri Kinez dhe faktorëve të tjerë sezonalë. (Elona)