Xi Jinping i dërgon një letër urimi Ekspozitës së Inteligjencës Botërore 2024
2024-06-20 12:28:34

CFP

CFP

Presidenti kinez Xi Jinping dërgoi të enjten një letër urimi për Ekspozitën e Inteligjencës Botërore 2024, që po organizohet nga 20 deri më 23 qershor në qytetin Tianjin të Kinës veriore. 

Xi vuri në dukje se inteligjenca artificiale (AI) është një forcë e rëndësishme shtytëse për revolucionin teknologjik e industrial dhe do të ndikojë në zhvillimin ekonomik e shoqëror global dhe përparimin e qytetërimit njerëzor.

Kina i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të inteligjencës artificiale, duke promovuar integrimin e thellë midis internetit, të dhënave të mëdha, inteligjencës artificiale dhe ekonomisë reale, duke forcuar industritë inteligjente dhe duke përshpejtuar zhvillimin e forcave të reja prodhuese, për të ofruar një shtytje të re për zhvillimin me cilësi të lartë.

Kina do të punojë me vendet e tjera për të shfrytëzuar mundësitë e zhvillimit të digjitalizimit, për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në zhvillimin dhe qeverisjen e AI-së, si edhe për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm të AI-së e rritjen ekonomike globale, shtoi ai. 

(Xu Guang)