Pas më shumë se tre muaj, rikthehet në punë urgjenca polivalente e QSUT-së
2024-06-20 11:50:35

Urgjenca (Foto RTSH)

Urgjenca (Foto RTSH)

Pas më shumë se tre muaj, nisi së funksionuari me kapacitet të plotë urgjenca polivalente e QSUT-së.

Sipas “RTSH”-së, të martën u kryen testet finale të funksionimit të aparaturave dhe rezultuan të suksesshme.

Nga e mërkura, pacientët mund të kryejnë edhe koronarografinë në shërbimin e hemodinamikës. Më 11 shkurt të këtij viti, një shkëndijë elektrike në një nga dhomat teknike në katin e 2-të dëmtoi të gjithë sistemin elektrik, çka bëri që të pezullohej puna në spitalin e ri. Dëmi i shkaktuar vlerësohet në 30 milionë lekë. (Elona)