Xi dhe presidentja e Trinidad e Tobagos shkëmbejnë urime për 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve
2024-06-20 20:02:33

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të enjten, presidenti kinez Xi Jinping dhe homologia e tij e Trinidad e Tobagos Christine Kangaloo shkëmbyen urime me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.

Xi u shpreh se ai i kushton shumë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Trinidad e Tobago dhe dëshiron të punojë së bashku me presidenten Kangaloo për të nxitur më tej bashkëpunimin dypalësh për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" e për të thelluar shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat, duke i çuar marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm të bashkëpunimit Kinë-Trinidad e Tobago në një nivel më të lartë.

Nga ana e saj, presidentja Christine Kangaloo tha se vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Trinidad e Tobagos dhe Kinës bazohet në dëshirën e përbashkët të dy vendeve për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit dypalësh.

Ajo shprehu besimin se, në epokën e re, marrëdhëniet dypalëshe do të vazhdojnë t'u sjellin të dy vendeve përfitime. 

Po të enjten, ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij i Trinidad e Tobagos Amery Browne shkëmbyen urime për 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. (Fani)