KE-ja mund të ndëshkojë vendet e BE-së për nivele të larta të borxhit të ri
2024-06-20 12:33:58

Komisioni Europian mund të ndëshkojë vendet e BE-së, mes tyre edhe Francën, Italinë dhe Belgjikën, me masa ligjore për nivele të larta të borxhit të ri.

Foto:VCG

Foto:VCG

“Krahu ekzekutiv i BE-së pret që shumë vende të BE-së të shkelin rregulloret për deficitet buxhetore dhe nivelet e borxhit kombëtar”, sipas një parashikimi ekonomik të publikuar në maj, bën të ditur “ATSH”.

Përveç një vendimi për nivelet e reja të larta të borxhit, KE-ja pritet gjithashtu të bëjë një propozim për të hartuar buxhetin e Bashkimit Europian për vitin 2025.

BE-ja vendosi të pezullojë rregulloret e borxhit dhe deficitit si pasojë e pasojave ekonomike të pandemisë së Covid-19 dhe konfliktit ruso-ukrainas.

Me rregullat tashmë në fuqi, pasi u negociuan disa reforma, çdo vend i BE-së që shkel kufijtë e borxhit dhe deficitit rrezikon ndëshkimin ligjor, nëse KE-ja vendos të veprojë.

Kjo bëhet kryesisht për të siguruar stabilitetin e Eurozonës, me qëllim të procedurës së deficitit të tepruar, për t’i vendosur vendet në një pozicion të shëndoshë financiar.

Sipas rregullave të reformuara, shteti anëtar i BE-së nuk mund të akumulojë borxh mbi 60% të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).

Vendet me borxhe të larta të BE-së me nivele borxhi mbi 90% të PBB-së duhet të ulin raportin e tyre të borxhit me një pikë përqindje në vit, vendet me nivele borxhi midis 60 dhe 90% me 0.5 pikë përqindje.

Përveç kësaj, deficiti i përgjithshëm i qeverisë, hendeku midis të ardhurave dhe shpenzimeve të buxhetit publik, i cili mbulohet kryesisht nga kredit, duhet të mbahet nën 3% të PBB-së.

Sipas parashikimit ekonomik të KE-së, Franca me -5.5%, Italia me -4.4% dhe Belgjika me -4.4% pritet ta kalojnë këtë kufi të deficitit në vitin 2024.

Nga masa mund të preken edhe Austria, Finlanda, Estonia, Hungaria, Malta, Polonia, Rumania dhe Sllovakia, gjithashtu me deficite shumë të larta sipas rregullave. Spanja qëndron në -3%. (Elona)