Wang Yi dërgon mesazh urimi për Forumin e Marrëdhënieve të Ardhshme Kinë-ASEAN
2024-06-20 18:17:20

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të mërkurën u zhvillua në Xhakartë të Indonezisë Forumi i Marrëdhënieve të Ardhshme Kinë-ASEAN. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dërgoi një mesazh urimi për këtë forum.

Wang Yi u shpreh në mesazhin e tij se tani marrëdhëniet e partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-ASEAN kanë ruajtur pritjen e zhvillimit të fuqishëm. Të dy palët janë partneret më të mëdha tregtare të njëra-tjetrës për katër vjet me radhë. Projektet e bashkëpunimit dypalësh për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" kanë filluar njëri pas tjetrit dhe janë shtuar shkëmbimet njerëzore, duke u sjellë mbi dy miliardë njerëzve nga të dy palët përfitime.

Kreu i diplomacisë kineze theksoi më tej se Kina po nxit kauzën madhore të modernizimit të vendit dhe të përtëritjes kombëtare, kurse ndërtimi i një bashkësie të ASEAN-it ka hyrë në etapën e re. Si një vend fqinj mik dhe partner strategjik, Kina është e gatshme të forcojë ndërthurjen e strategjive të zhvillimit të dy palëve dhe do të përkrahë me vendosmëri ndërtimin e bashkësisë së ASEAN-it, për të nxitur zhvillimin e përbashkët dypalësh dhe për të promovuar së bashku paqen, qëndrueshmërinë dhe lulëzimin rajonal. (Fani)