Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në dy provinca
2024-06-20 10:09:18

Ministria e Burimeve Ujore në Kinë lëshoi të mërkurën një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincat Anhui dhe Hubei.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shiu i rrëmbyeshëm parashikohet të përfshijë dy provincat deri të shtunën, me rritje të konsiderueshme të nivelit të ujit të lumenjve kryesorë, duke përfshirë disa degë të lumenjve Yangtze dhe Huaihe, njoftoi ministria, citon “Xinhua”.

Nivelet e ujit të disa lumenjve të vegjël rajonalë parashikohet të tejkalojnë pragjet e paralajmërimit, shtoi ministria, duke vënë në dukje se ka dërguar ekipe pune në të dy provincat për të udhëhequr punën për parandalimin dhe zbutjen e përmbytjeve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Drejtoritë lokale përkatëse njoftuan se po monitorojnë nga afër kushtet për të parandaluar një kthesë të papritur nga thatësira në përmbytje në zonat kyçe.

Kina ka një sistem reagimi emergjent me katër nivele për kontrollin e përmbytjeve, me nivelin I që është skenari më i ashpër i reagimit. (Elona)