Të huajt zgjedhin Tiranën, 38% më shumë turistë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë
2024-06-20 09:58:23

Në muajt e parë të këtij viti, Tirana ka mirëpritur një numër të lartë turistësh, duke shënuar një rritje me 38% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Foto:VCG

Foto:VCG

Piramida, dhe Kulla e Sahatit janë ndër pikat më të vizitueshme në kryeqytet, bën të ditur “RTSH”.

Përpos atraksioneve natyrore dhe kulturore, edhe këtë verë Tirana do të ofrojë një larmishmëri aktivitetesh për të gjitha grupmoshat.

Foto:VCG

Foto:VCG

Po ashtu, një prej DJ më të famshëm në të gjithë botën, Martin Garrix, vjen në Tiranë ku do të mbajë një koncert në 5 korrik. (Elona)