Xi Jinping viziton Shkollën e Mesme të Kombësive "Golog-Xining"
2024-06-19 16:36:00

Të martën, gjatë inspektimit të punës në provincën Qinghai, presidenti kinez Xi Jinping vizitoi Shkollën e Mesme të Kombësive "Golog-Xining". Ai vizitoi klasat, mensën dhe konviktet e shkollës, për t'u njohur me gjendjen e mësimit dhe jetesën e nxënësve. 

Shkolla e Mesme e Kombësive "Golog-Xining" e cila gjendet në qytetin Xining të provincës Qinghai, u ndërtua me ndihmën e qytetit Shangai dhe u përurua në korrik të vitit 2019. Kjo është një shkollë me konvikt, e cila përfshin shkollën e mesme të ulët dhe gjimnazin. Shkolla ka rreth 800 nxënës, shumica prej tyre nxënës të pakicave kombëtare. 

Kjo shkollë ka zgjidhur vështirësinë e mungesës së mësuesve në zonën bujqësore e baritore, në shtetin Golog në rrafshnaltë. (Fani)