Kryeministri kinez: Lidhjet Kinë-Malajzi, shembull për rajonin
2024-06-19 16:37:29

CFP

Kryeministri kinez Li Qiang viziton Malajzi./CFP

Kryeministri kinez Li Qiang theksoi të mërkurën se lidhjet kino-malajziane janë në pararojë të marrëdhënieve midis vendeve të rajonit dhe kanë krijuar një standard e një shembull.

Ai i bëri këto komente në një takim me homologun malajzian Anwar Ibrahim. Kryeministri kinez po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare në Malajzi.

Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, pavarësisht se si ka ndryshuar situata ndërkombëtare, Kina dhe Malajzia kanë qenë gjithmonë të përkushtuara ndaj miqësisë së sinqertë, bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta dhe mësimit të ndërsjellë, tha Li, duke shtuar se marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve kanë ecur në mënyrë të vazhdueshme përpara.(Xu Guang)