Wang Yi mirëpret nisjen e re të bashkëpunimit Kinë-Japoni-Kore e Jugut
2024-06-19 14:45:10

Kina pret që palët përkatëse të bëjnë përpjekje të përbashkëta, për nisjen e një bashkëpunimi të ri Kinë-Japoni-Kore e Jugut. Kështu u shpreh të martën kryediplomati kinez Wang Yi, në një letër urimi dërguar Forumit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar 2024 të tre vendeve që u zhvillua të martën në Seul.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Wang Yi, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së theksoi se Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut janë fqinje dhe partnere të rëndësishme, të cilat ndajnë gjërësisht interesa të përbashkëta. Ky vit shënon 25 vjetorin e fillimit të bashkëpunimit Kinë-Japoni-ROK. Pas zhvillimit 25 vjeçar, ky bashkëpunim është bërë një ndër mekanizmat shumëpalëshe më me ndikim në Azi, i cili jo vetëm ka sjellë të mira për popujt e tre vendeve, por ka luajtur edhe një rol të rëndësishëm në promovimin e paqes dhe lulëzimit rajonal dhe global.

Wang Yi tha se falë përpjekje të përbashkëta të tre palëve, pak kohë më parë u mbajt me sukses takimi i nëntë i liderëve Kinë-Japoni-ROK. Të tre palët ranë dakord të thellojnë bashkëpunim, duke shtuar faktorë sigurie dhe stabiliteti në bashkësinë aktuale ndërkombëtare, plot luhatje dhe ndryshime. 

Kryediplomati kinez shprehu besimin se tre vendet do të zbatojnë siç duhet konsensuset e arritura në takimin e liderëve, do ti përmbahen synimit fillestar të bashkëpunimit, duke nisur nga mirëqenia, e ardhmja e popujve, objektivat e afatgjata, për të ecur së bashku me përgjegjësi të reja dhe veprime reale, për të nxitur një nisje të re të bashkëpunimit trepalësh.(Zhang Yan/Elona)