Shqipëria përfshihet nga i nxehti afrikan
2024-06-19 14:55:57

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë kësaj jave, Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo dhe për shkak të depërtimit të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Anticikloni Afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, cituar nga “Panorama”, pritet rritje graduale e temperaturave, të cilat do të jenë disa gradë më të larta sesa mesatarja mujore klimaterike, duke shkuar deri në 43 gradë celcius.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ajo fiton shpejtësi mesatare deri në 10-12m/s. (Irma)