Balluku fton të rinjtë shqitarë në Londër të kontribuojnë pranë Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës
2024-06-19 16:44:44

Ministrja Balluku (Foto Atsh)

Ministrja Balluku (Foto Atsh)

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe drejtuesja e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj, u takuan në Londër me të rinj nga Shqipëria, për të biseduar mbi mundësitë e angazhimit të tyre pranë agjencisë, si një potencial i rëndësishëm për zhvillim e vendit, shkruan “ATSH”.

Zëvendëskryeministrja Balluku bëri të ditur të rinjtë shqiptarë që kontribuojnë në jetën ekonomike e sociale në Londër janë edhe një aset i jashtëzakonshëm për të kontribuar në këtë agjenci.

Drejtuesja e Agjencisë theksoi se ata mund të angazhohen përmes një platforme qoftë në kohë të plotë, apo të pjesshme.

“Kemi mundësinë për të thithur trurin e shqiptarëve që kanë një eksperincë të jashtëzakonshme”,- theksoi ajo. (Irma)