Gjiganti kinez i baterive “CATL” fillon ndërtimin e fabrikës në Pekin
2024-06-19 16:03:19

“Contemporary Amperex Technology Co., Ltd.” (CATL), prodhuesi më i madh i automobilave në Kinë i baterive litium-jon, nisi punën të martën për ndërtimin e fabrikës së parë të baterive në Kinën veriore, njoftoi kompania, raporton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Fabrika, me një sipërfaqe prej rreth 260.000 metrash katrorë, ndodhet në zonën e zhvillimit ekonomiko-teknologjik të Pekinit. Ajo do të ndërtohet në dy faza dhe është planifikuar të fillojë prodhimin në vitin 2026.

Një ndërmarrje e përbashkët me partnerë si “Xiaomi” dhe “Beijing Automotive Group Co., Ltd.”, fabrika do të prodhojë bateri të automjeteve elektrike (EV). “CATL” është aksioneri kontrollues i fabrikës.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas “SNE Research”, vëllimi i konsumit të baterive të automjeteve elektrike i “CATL” është renditur i pari në mbarë botën për shtatë vjet radhazi, duke mbajtur 36.8 për qind të pjesës globale të tregut të baterive të automjeteve elektrike në vitin 2023.

Me seli në Ningde, provincën Fujian të Kinës lindore, “CATL” ka nënshkruar kontrata furnizimi me një sërë prodhuesish globalë të makinave, duke përfshirë “BMW”, “Volkswagen”, “Daimler” dhe “Honda”. (Irma)