Tragjedi në ujërat italiane, mbyten anija me dhjetëra emigrantë
2024-06-19 16:08:08

Foto:VCG

Foto:VCG

Një anije me emigrantë u mbyt në brigjet italiane të Kalabrisë, duke rezultuar në dhjetëra të zhdukur, mes tyre edhe 26 fëmijë. Rojat Bregdetare shpëtuan 12 persona, për njëri prej tyre ndërroi jetë.

Emigrantët po udhëtonin nga Turqia drejt Italisë.

Shumica e emigrantëve janë nga Afganistani, Iraku, Siria dhe Irani.

“Unë fola me një djalë që humbi të dashurën e tij. Të mbijetuarit thanë se janë 66 persona të zhdukur, përfshirë të paktën 26 fëmijë, madje edhe disa muajsh. Familje të tëra nga Afganistani kanë vdekur. Ata u larguan nga Turqia 8 ditë më parë dhe për 3 ose 4 ditë kanë qëndruar në det. Ata na thanë që udhëtuan pa jelekë shpëtimi dhe se disa anije nuk u ndalën t'i ndihmonin”,- ka treguar Shakilla Mohammadi, ndërmjetësi ndërkulturor i “Mjekëve pa Kufij”, i pranishëm në Roccella, ku zbarkuan të mbijetuarit e anijes në detin Jon.

Roberto Occhiuto, presidenti i rajonit të Kalabrisë, tha se seksioni turk, nga i cili duket se kanë mbërritur këta emigrantë, është nënvlerësuar shumë shpesh vitet e fundit.

“Do të duhet më shumë vëmendje nga Europa dhe qeveritë kombëtare. Detet tona duhet të shkëlqejnë me jetën dhe shpresën dhe jo të shndërrohen në varreza të mëdha”,- tha ai. (Irma)