Eksporti i vezëve në Shqipëri shënoi rritje në 5 muajt e parë të vitit
2024-06-19 15:50:52

Foto:VCG

Foto:VCG

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se në 5-mujorin e parë të vitit pati rritje të eksportit të vezëve, në 1145.73 tonë, për një vlerë prej 168.38 milionë lekë, shkruan “ATSH”.

Ministrja Denaj bëri të ditru se kjo sasi reflekton jo vetëm kërkesën e madhe për eksport, por edhe cilësinë e vezëve të Klasit B, për të cilat Shqipëria është e autorizuar të eksportojë në tregun europian.

“Vezët tona janë një burim esencial ushqimor dhe një pasuri e çmuar për ekonominë shqiptare”,- deklaroi ministrja Denaj.

Zgjerimi i komplekseve të pularisë jo vetëm që ka rritur standardet e kësaj industrie në Shqipëri, por ka shtuar dhe prodhimin e vezëve, një pjesë e të cilave plotësojnë kërkesat e tregut të brendshëm, por dhe eksportojnë në vendet e rajonit dhe më gjerë.  (Irma)