Kina lëshon alarmin e verdhë për stuhi shiu
2024-06-19 11:39:57

CFP

CFP

Autoriteti Meteorologjik i Kinës lëshoi të martën një alarm të verdhë për stuhi shiu në disa zona të vendit.

Shirat të rrëmbyeshëm janë parashikuar të përfshijnë pjesë të Anhui, Jiangsu, Shangai, Zhejiang, Hubei, Jiangxi, Hunan, Guangxi dhe Guangdong, sipas Qendrës Kombëtare Meteorologjike.

CFP

CFP

Disa nga këto rajone do të përjetojnë reshje të dendura afatshkurtra me 70 mm ose më shumë reshje për orë, të shoqëruara me stuhi.

Qendra meteorologjike këshilloi qeveritë vendore të zbatojnë përgatitjet e duhura dhe të kontrollojnë sistemet e kullimit në qytete, toka bujqësore dhe pellgje peshqish.

Shtabi Shtetëror i Kinës për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Ndihmën ndaj Thatësirës nisi të hënën një reagim emergjent të nivelit IV në Guangdong, Hunan dhe Jiangxi për përmbytjet e mundshme, pasi stuhitë intensive të shiut vazhduan të godisnin jugun e vendit.

CFP

CFP

Kina ka një sistem paralajmërimi të motit me katër nivele, të koduar me ngjyra, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia, e verdha dhe bluja. (Irma)

CFP

CFP