Mungesa e imunizimit në masë, ndër shkaqet e përhapjes së fruthit dhe lisë në Ballkanin Perëndimor
2024-06-19 15:19:41

Gjilpera (Foto CTCA)

Gjilpera (Foto CTCA)

Mungesa e imunizimit në masë dhe shkalla e lartë e infektimit me virusin po bën që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të shtohet numri i fëmijëve të prekur nga fruthi dhe lija, shkruan “RTSH”.

Fruthi, si një sëmundje virale që thuajse ishte zhdukur, transmetohet dhe mund të jetë fatale si për fëmijët dhe të rriturit nëse nuk parandalohet përmes vaksinimit në kohë.

Simptomat fillestare shfaqen 9 deri 14 ditë pas infektimit dhe përfshijnë temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh, konjuktivit dhe njolla të bardha në brendësi të gojës. Periudha e rikuperimit zgjat 2-3 javë.

Serbia ka shpallur epideminë pasi dhjetëra pacientë janë paraqitur me simptomat e sëmundjes, në Bosnjë-Hercegovinë situata është më e rëndë me mijëra pacientë dhe Kroacia raporton për një epidemi të mundshme.

Për të mbrojtur në kohë fëmijët, mjekët rekomandojnë vaksinën MMR, me komponentë mbrojtës nga fruthi, rubeola dhe shytat.

Në rënien e numrit të fëmijëve të vaksinuar ka ndikuar më së shumti informimi dhe njohuria e pamjaftueshme e prindërve për vaksinimin, përkatësisht informimi i prindërve nga joprofesionistët dhe forumet e caktuara në internet. (Irma)