Ushtria izraelite shpall pauzën taktike në Gazën jugore për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare
2024-06-18 17:18:58

Ndihma humanitare (Foto Rtsh)

Ndihma humanitare (Foto Rtsh)

Ushtria izraelite njoftoi për një pauzë taktike të aktivitetit ushtarak në Gazën jugore, për të lejuar shpërndarjen e ndihmave, por theksoi se luftimet rreth Rafahut nuk do të ndalen.

Pauza do të zhvillohet çdo ditë nga ora 08:00 deri më 19:00. Përgjatë kësaj kohe do të lejohen që kamionët të lëvizin nga kalimi Kerem Shalom, pika kryesore e hyrjes për ndihmën hyrëse në Gazën jugore, deri në rrugën Salah al-Din dhe në veri, shkruan “RTSH”.

Fushata e Izraelit në Gaza ka shkaktuar krizë humanitare. Pengesa është krijuar në Kerem Shalom mes sulmeve ajrore dhe luftimeve në pjesën më të madhe të Gazës jugore.

Forcat izraelite të Mbrojtjes kanë caktuar një rrugë nga Kerem Shalom në Al Bayuk dhe në Spitalin Europian në Khan Younis që të jetë e hapur gjatë ditës vetëm për transportin e ndihmave humanitare, ku do të drejtohet në koordinim me organizatat ndërkombëtare. (Irma)