Prodhimi i qymyrit në Kinë shënoi rënie me 3 për qind në janar-maj
2024-06-18 15:18:37

CFP

CFP

Prodhimi i qymyrit të papërpunuar në Kinë shënoi rënie me 3 për qind në baza vjetore në 1.86 miliardë tonë në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Në periudhën janar-maj, importet e qymyrit të Kinës patën rritje të shpejtë, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).

Kina importoi 200 milionë tonë qymyr gjatë kësaj periudhe, 12.6 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, sipas të dhënave.

Vetëm në maj, prodhimi i qymyrit të papërpunuar qëndroi në 380 milionë tonë, me një rënie prej 0.8 për qind në baza vjetore, por rënia ishte 2.1 pikë përqindje më e ulët se në prill.  (Fatosi)