Prodhimi i naftës së papërpunuar në Kinë shënoi rritje në janar-maj
2024-06-18 15:03:06

CFP

CFP

Prodhimi i naftës së papërpunuar në Kinë shënoi rritje në pesë muajt e parë të vitit, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Prodhimi arriti në 89.1 milionë tonë në periudhën janar-maj, me një rritje prej 1.8 për qind në baza vjetore, bëri të ditur Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Sipas të dhënave, importet e naftës së papërpunuar shënuan rënie gjatë kësaj periudhe.

Kina importoi 229.03 milionë tonë naftë bruto në pesë muajt e parë të vitit, me një rënie vjetore prej 0.4 për qind.  (Fatosi)