Vizitorët në Hong Kong shënuan rritje me rreth 20 për qind në maj
2024-06-18 16:05:43

Qendra tregtare Tongluowan në Hongkong më 1 qershor 2024 / foto CFP

Hong Kongu rregjistroi rreth 3.4 milionë vizitorë në maj, me një rritje prej gati 20 për qind në baza vjetore, bëri të ditur të hënën Bordi i Turizmit të Rajonit të Posaçëm Administrativ, shkruan “Xinhua”.

Sipas të dhënave zyrtare, në pesë muajt e parë të vitit, Hong Kongu regjistroi rreth 18 milionë ardhje turistësh, një rritje prej rreth 80 për qind në baza vjetore.

Të dhënat fillestare treguan se në maj, Hong Kongu regjistroi rreth 2.63 milionë vizitorë nga Kina kontinentale, 15 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Numri i vizitorëve jashtë pjesës kontinentale pati një rritje vjetore prej 43 për qind në rreth 770.000. (Irma)

Turistë në Hongkong më 17 qershor 2024 / foto CFP

Turistë në Hongkong më 17 qershor 2024 / foto CFP