Euro 2024/ Kontrollet kufitare në Gjermani parandaluan qindra hyrje të paautorizuara
2024-06-18 16:28:55

Policia gjermane (Foto Atsh)

Policia gjermane (Foto Atsh)

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, deklaroi se kontrollet e përkohshme të vendosura në të gjithë kufijtë gjermanë për Kampionatin Europian të Futbollit kanë parandaluar rreth 900 hyrje të paautorizuara në vend brenda një jave, njofton “ATSH”.

Fraser deklaroi në një intervistë se gjatë kësaj periudhe janë ekzekutuar dhe 173 urdhërarreste.

Media gjermane bëri të ditur se 1400 hyrje të paautorizuara u zbuluan gjatë kontrolleve midis 7-13 qershorit dhe rreth 900 njerëz u ndaluan të hynin në vend.

Gjatë Euro 2024, rreth 22.000 oficerë të policisë federale gjermane po  garantojnë sigurinë.

Sipas ministres Faeser, ky është dislokimi më i madh në historinë e policisë federale.

“Ata do të mbrojnë kufijtë tanë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor”,- tha ajo.

Kontrollet e përkohshme do të jenë në të gjithë kufijtë e vendit deri më 19 korrik. (Fatosi)