Prodhimi industrial i Kinës u rrit me 5.6 për qind në maj
2024-06-18 17:50:29

CFP

CFP

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar i Kinës, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 5.6% në maj krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, treguan të hënën të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, shkruan Grupi Mediatik i Kinës.

Sipas të dhënave zyrtare, sektorët e pajisjeve dhe prodhimit të teknologjisë së lartë në veçanti shënuan rritje të fortë muajin e kaluar, me prodhimin e tyre përkatësisht 7.5 për qind dhe 10 për qind më shumë nga një vit më parë, njofton “Xinhua”.

Në baza mujore, i gjithë prodhimi industrial u rrit me 0.3 për qind në maj nga muaji i kaluar. Gjatë periudhës janar-maj, ai u rrit me 6.2 për qind në baza vjetore.

Prodhimi industrial mat aktivitetin e ndërmarrjeve secila me një qarkullim kryesor vjetor të biznesit prej të paktën 20 milionë juanë (rreth 2.81 milionë dollarë amerikanë). (Fatosi)