Kina raportoi rënie të çmimeve të shtëpive në maj
2024-06-18 17:56:38

CFP

CFP

Qytetet e mëdha kineze shënuan rënie të çmimeve të shtëpive në maj, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS) bëri të ditur se 70 qytete të mëdha dhe të mesme regjistruan rënie me baza mujore si në çmimet e shtëpive të reja ashtu edhe të atyre të përdorura.

Në qytetet e nivelit të parë, përkatësisht Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen, çmimet e shtëpive të reja u ulën me 0.7 për qind. Ndërsa, në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë shënuan rënie përkatësisht me 0.7 për qind dhe 0.8 për qind.

Çmimet e shtëpive të përdorura ranë me 1.2 për qind në qytetet e nivelit të parë, 1 për qind në qytetet e nivelit të dytë dhe 0.9 për qind në qytetet e nivelit të tretë, sipas Statistikave.

Muajin e kaluar, Kina zbatoi një sërë politikash për të mbështetur tregun e pronave, duke përfshirë reduktimin e raporteve minimale të parapagimit, heqjen e nivelit të normës së hipotekës komerciale për shtëpitë e para dhe të dyta, si dhe krijimin e lehtësisë së rihuadhënies për projektet e banesave të subvencionuara nga qeveria. Këto masa do të kërkojnë pak kohë që të kenë ndikim dhe tregu i pronave mbetet në proces rregullimi. (Fatosi)