Xi Jinping-u kërkon përpjekje të gjithanshme për të luftuar kundër përmbytjeve dhe thatësirës
2024-06-18 20:26:08

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Të martën, presidenti kinez Xi Jinping dha udhëzime për punën e luftës kundër përmbytjeve dhe thatësirës.

Xi Jinping-u vuri në dukje se kohët e fundit, në shumë krahina të Kinës Jugore ranë reshje të dendura, dhe në provincat Guangdong, Fujian etj. ndodhi fatkeqësia e përmbytjeve, duke shkaktuar viktima dhe humbje ekonomike. Njëkohësisht, në disa krahina të Kinës Veriore po përhapet shpejt fatkeqësia e thatësirës.

Presidenti kinez kërkoi të bëhen të gjitha përpjekjet që të shpëtohen njerëzit e humbur ose të bllokuar, të sistemohen siç duhet banorët e prekur nga fatkeqësia dhe të sigurohet rendi normal i punës dhe jetesës, duke pakësuar humbjet nga fatkeqësia.