Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 2.3 për qind në maj
2024-06-18 16:22:39
CFP
Prodhimi i energjisë i ndërmarrjeve kryesore të prodhimit të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 2.3 për qind në baza vjetore në maj, treguan të hënën të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.
Prodhimi total i energjisë i këtyre firmave arriti në 717.9 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).
Prodhimi i energjisë diellore u rrit me 29.1 për qind në baza vjetore, ndërsa ai për energjinë hidrike u rrit me 38.6 për qind.
Prodhimi i energjisë termike dhe energjisë bërthamore u tkurr përkatësisht me 4.3 për qind dhe 2.4 për qind në baza vjetore, sipas Statistikave. (Fatosi)
Lajmet Kryesore