Pse shkollat m​​​​e konvikt mirëpriten nga banorët e Xizang-ut?
2024-06-18 19:20:51

Mjedisi gjeografik malor dhe banesat e shpërndara u sjellin fëmijëve në disa zona të Rajonit Autonom të Xizang-ut në Kinën Jugperëndimore vështirësi për të shkuar në shkollë. Shkollat me konvikt janë mënyra më e mirë për zgjidhjen e këtij problemi. Praktika dhjetëravjeçare ka dëshmuar se sistemi i shkollave me konvikt mund të sigurojë arsim të barabartë për fëmijët në zonat e ndryshme të Xizang-ut.

Në kontenë Baingoin të qytetit Nagqu të Xizang-ut, në një lartësi prej 4 700 metrash mbi nivelin e detit, ka një shkollë fillore të ndërtuar me ndihmën e Korporatës Petrokimike të Kinës (SINOPEC), shkolla fillore "SINOPEC". Shkolla, me një fushë sportive standarde, klasa shumëmediale dhe konvikte me serra xhami, mund të plotësojë nevojat për mësim dhe jetesë të nxënësve nga zonat baritore brenda qindra kilometrash.

 "Disa nxënës tanë vijnë nga zona të largëta baritore dhe prindërit e tyre janë të zënë me punë. Largësia e madhe dhe ngarkesa me punë bëjnë që ata të kenë vështirësi t'i çojnë fëmijë në shkollë dhe t'i sjellin në shtëpi në kohën e duhur. Shkolla me konvikt mund të sigurojë përkujdesin për jetën e përditshme të fëmijëve," thotë drejtori i shkollës "SINOPEC" Ngawang Wangdui. Tani në konviktin e kësaj shkolle jetojnë mbi 1 300 nxënës dhe shumica e nxënësve të shkollës zgjedhin pikërisht që të qëndrojnë në konvikt.

Nxënësi i klasës së 4-t të kësaj shkolle Pema Gyentso vjen nga një familje baritore dhe shtëpia e tij është më shumë se 100 kilometra larg shkollës. Pas zgjedhjes për të ndenjur në konvikt, ai u përshtat shpejt me jetën aty. "Mendoj që kushtet e jetesës në shkollë janë shumë të mira dhe ushqimet e mensës janë të shijshme. Mësuesit na ndihmojnë të zgjidhim problemet e ndryshme që kemi në jetë dhe të gjithë shokët e mi të klasës janë miqtë e mi," thotë Pema Gyentso.

Vendimi përfundimtar nëse do t'i lënë fëmijët të jetojnë në konvikt varet nga prindërit e tyre. Shumë prindër të nxënësve u shprehën se jeta në shkollë me konvikt është zgjedhja më e mirë për rritjen e fëmijëve dhe ata ndihen të qetë kur fëmijët qëndrojnë në shkollë. 

Zv.drejtori i Shkollës së Marksizmit të Institutit "Minzu" të Sichuan-it Laga Dangzhou është një studiues i ri prej kombësisë tibetiane që ka mësuar në një shkollë me konvikt. Në vitin 2005, ai u diplomua në një shkollë të mesme me konvikt në provincën Qinghai dhe nisi studimet në një universitet në Pekin. Më në fund ai mori doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti i Pekinit. Sipas tij, tani shkolla me konvikt është modeli më ideal dhe më efektiv arsimor për nxënësit e rajonit të Xizang-ut. Vitin e kaluar  Laga Dangzhou shkroi një artikull me titull "Arsimi me konvikt në Xizang është më shkencor, më efektiv dhe më gjithëpërfshirës", në përgjigje të shpifjeve të Perëndimit ndaj arsimit me konvikt në Xizang.

Laga Dangzhou u shpreh se disa vende perëndimore kanë përhapur thashetheme për "regjistrimin e detyruar të nxënësve në shkollë me konvikt" dhe "arsimimin asimilues", gjë që është në kundërshtim me faktin që shkolla me konvikt është pikërisht zgjedhja e vetë banorëve të Xizang-ut. (Fani)