Banka Botërore: Shqipëria shtoi me 2.5% sipërfaqen pyjore gjatë viteve 2000-2020
2024-06-18 15:24:38

Pyje shqiptare (Foto Sotnews)

Pyje shqiptare (Foto Sotnews)

Në raportin e publikuar së fundi mbi ndryshimin e inventarit të pyjeve në 20 vite, Banka Botërore bëri të ditur se sipërfaqja pyjore e Shqipërisë është shtuar me 2.5% gjatë periudhës 2000-2020, shkruan “ATSH”.

Banka Botërore vuri re se dëmet më të mëdha me rënien e sipërfaqeve të pyjeve ishin në Afrikë dhe në vendet e Amerikës Jugore, ndërsa në shumicën e shteteve në Europë dhe Azi sipërfaqja e pyjeve u rrit.

Sipas BB-së, pyjet kërcënohen nga shpyllëzimi dhe degradimi. Banka referon se pyjet e degraduara janë dëmtuar nga aktivitetet njerëzore si prerja e pyjeve ose ngjarjet klimaterike dhe mjedisore si zjarret etj.

Në vitin 2021, më shumë se një e katërta e humbjes globale të pyjeve ishte për shkak të zjarreve.

Zjarret e egra ndodhin kryesisht në pyjet e buta në Amerikën e Veriut, Europë, Rusi dhe Australi. (Fatosi)