Kina kritikon paraqitjen e Filipineve në OKB për shtrirjen e shelfit të saj nënujor në Detin e Kinës Jugore
2024-06-18 11:23:33

CFP

Një pamje e ishullit në Detin e Kinës Jugore /CFP

Ministria e Jashtme kineze tha të hënën se parashtrimi i njëanshëm i Filipineve për shtrirjen e shelfit të saj nënujor në Detin e Kinës Jugore, cënon të drejtat sovrane dhe juridiksionin e Kinës.

Raportohet se Departamenti i Punëve të Jashtme të Filipineve bëri me dije në një deklaratë të lëshuar më 15 qershor, që Filipinet i kanë paraqitur informacion Komisionit të OKB-së mbi Kufijtë e Shelfit Kontinental, në lidhje me shtrirjen e shelfit të saj nënujor në Detin e Kinës Jugore, duke kërkuar të drejtën ekskluzive për të shfrytëzuar burimet, sipas Konventës së OKB-së për të Drejtën e Detit.

Në përgjigje të këtij veprimi, gjatë një konference të rregullt shtypi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian tha se Kina është vënë në dijeni për këtë zhvillim dhe po përpiqet të informohet mbi çështjen.

"Ekzistojnë disa çështje territoriale dhe mosmarrëveshje mbi përcaktimin e kufirit detar në Detin e Kinës Jugore midis Kinës dhe Filipineve," tha Lin.

Ai tha se parashtrimi i njëanshëm i Filipineve për shtrirjen e shelfit të saj nënujor në Detin e Kinës Jugore shkel ligjin ndërkombëtar, duke përfshirë Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit, si dhe Deklaratën për Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore.(Xu Guang)