Lumi Hanjiang në Kinën jugore shënoi përmbytjen e katërt këtë vit
2024-06-18 16:14:11

foto nga CFP

foto nga CFP

Lumi Hanjiang në pellgun e lumit Pearl të Kinës jugore u përmbyt për herë të katërt këtë vit, njoftoi Ministria e Burimeve Ujore, citon “Xinhua”.

Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përmbytja arriti në digën Sanhe, diga kryesore e lumit në provincën Guangdong, mbrëmjen e të dielës, me nivelin e ujit që arriti shenjën paralajmëruese prej 42 metrash, sipas ministrisë.

Autoritetet përkatëse po përdorin projekte të ruajtjes së ujit për të zbutur përmbytjet.

Ministria ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Guangdong, niveli më i ulët në sistemin e përgjigjes emergjente me katër nivele të kontrollit të përmbytjeve të Kinës, dhe ka mbajtur të njëjtën përgjigje në nivel emergjence ndaj përmbytjeve në provincën Fujian.

Të dyja provincat janë brenda pellgut të lumit Hanjiang.

Ministria bëri të ditur se ka dërguar një grup pune në zonat e prekura për të udhëhequr punën e reagimit ndaj përmbytjeve dhe do të monitorojë nga afër ndryshimet në situatën e përmbytjeve përgjatë pellgut të lumit Hanjiang. (Irma)