Kryeministri izraelit (Foto Rtsh)
Mediet izraelite njoftuan se kryeministri Benjamin Netanyahu ka shpërndarë kabinetin e luftës, disa ditë pas dorëheqjes së Benny Gantz, njofton “RTSH”.
“Nuk ka më kabinet lufte. Ishte në marrëveshjen e koalicionit me Gantz, me kërkesën e tij. Sapo u largua Gantz, nuk ka më një forum të tillë”,- deklaroi Netanyahu.
Sipas kryeministrit izraelit, nuk do të ketë një kabinet të ri nga liderët e partive të koalicionit.
Netanyahu është përballur me kërkesa nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, dhe ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, për t'u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që mund të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë.
Lëvizja vjen pasi protestuesit kundër qeverisë së Netanyahut dhe trajtimit të luftës me Hamasin po organizojnë demonstrata të shumta, për të detyruar zgjedhjet përpara përvjetorit të parë të sulmit të Hamasit të 7 tetorit. (Fatosi)