Starton linja ajrore ndërkombëtare e mallrave Kinë-Hungari
2024-06-18 15:26:52

foto nga Xinhua

foto nga Xinhua

“SF Airlines” njoftoi se startoi të hënën një rrugë e re ndërkombëtare ngarkesash ajrore që lidh aeroportin Ezhou Huahu në provincën Hubei të Kinës qendrore me kryeqytetin hungarez Budapestin, bëri të ditur “Xinhua”.

Rruga e ngarkesave ajrore Ezhou-Budapest është e para e tillë që lidh Hungarinë nga aeroporti Ezhou Huahu, aeroporti i parë i Kinës i përqendruar te ngarkesat.

Kjo është gjithashtu rruga e tretë e “SF Airlines” nga ky aeroport në Evropë, bëri të ditur linja ajrore.

I operuar nga një Boeing mallrash  B747-400, një fluturim vajtje-ardhje është planifikuar në këtë linjë çdo javë, duke siguruar më shumë se 200 tonë kapacitet shpërndarjeje të ngarkesave ajrore në javë.

Kjo linjë ajrore direkte do të transportojë kryesisht pako ekspres dhe mallra të tregtisë elektronike, ndër të tjera. Sipas “SF Airlines”, ajo do të zgjerojë kanalet për logjistikën ajrore mes dy vendeve dhe do të nxisë shkëmbimet ekonomike Kinë-Europë.

Me seli në Shenzhen, “SF Airlines” është transportuesi më i madh ajror i mallrave në Kinë për nga flota. Deri më tani, ajo ka operuar një rrjet rrugësh ndërkombëtare nga Ezhou me destinacione në Europë, Amerikën e Veriut, Lindjen e Mesme, Azinë Jugore, Azinë Juglindore dhe Azinë Lindore, sipas transportuesit të ngarkesave.  (Fatosi)