Kina, vendi me numrin më të madh të sponsorëve për Kampionatin Europian të Futbollit 2024
2024-06-18 19:14:38

Po zhvillohet në Gjermani Kampionati Europian i Futbollit EURO 2024. Dashamirët kinezë të futbollit kanë shprehur entuziazmin e tyre të madh për këtë veprimtari të rëndësishme sportive ndërkombëtare dhe shumë kompani kineze kanë marrë pjesë aktivisht në të. Sipas njoftimeve të uebsajtit të gazetës gjermane "Handelsblatt", ndër 13 sponsorët globalë të këtij kampionati, pesë janë nga Kina, duke përfshirë "Alipay", VIVO, BYD etj. Kina është bërë vendi me numrin më të madh të sponsorëve për këtë veprimtari sportive.

Bashkëpunimi ekonomiko-tregtar Kinë-Europë ka ardhur duke u forcuar. Sipas të dhënave, vitin e kaluar vëllimi i përgjithshëm i tregtisë dypalëshe arriti 783 miliardë dollarë, ndërsa investimet e ndërsjella dypalëshe i kaluan 250 miliardë dollarët. Për fat të keq, masa e tarifave ndaj automjeteve me energji të reja kineze ka dëmtuar gjendjen e mirë të bashkëpunimit Kinë-Europë. (Fani)