Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për krijimin e observatorit të logjistikës detare
2024-06-17 14:41:36

Logjistika detare (Foto Atsh)

Logjistika detare (Foto ATSh)

Instituti i Statistikave të Shqipërisë dhe Autoriteti Portual Durrës nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për krijimin e observatorit të logjistikës detare, shkruan “ATSH”.

Qëllimi i këtij memorandumi është bashkëpunimi i ndërsjellë ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e kuadrit rregullator dhe operacional mbi mbarëvajtjen e proceseve logjistike dhe shërbimeve publike në fushën e logjistikës detare dhe zinxhirëve të furnizimit si dhe rritjen e kapaciteteve dhe performancës së personelit përgjegjës për analizën e të dhënave dhe statistikave në institucionet pjesëmarrëse në këtë iniciative.

Bashkëpunimi synon në agregimin e kapaciteteve në mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave, zhvillimin e metodave dhe metodologjive të qëndrueshme për analizën e të dhënave si edhe këshillimi në përdorimin e teknologjive inovative në fushën e logjistikës detare si dhe zinxhirëve të furnizimit. (Irma)