Rritet përdorimi i durianit në Kinë
2024-06-17 14:53:20

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina është konsumatori kryesor në botë i durianit, një frut tropikal i njohur për aromën e mprehtë dhe shijen e ëmbël, shkruan “Xinhua”.

Që nga viti i kaluar, prania e durianit në vend ka pasur rritje, i nxitur nga fluksi i durianëve ardhur nga Vietnami dhe Filipinet, të cilat fituan akses në treg në kuadër të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP).

Të dhënat zyrtare treguan se në vitin 2023, Kina importoi 1.43 milionë tonë durian të freskët, 929.000 tonë nga Tajlanda dhe 493.000 tonë nga Vietnami. (Fatosi)