Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar evakuime në Fujian të Kinës Lindore
2024-06-17 14:57:39

Shirat e rrëmbyeshëm kanë detyruar evakuimin e 36.000 njerëzve në provincën Fujian të Kinës Lindore, njoftoi Zyra provinciale e Kontrollit të Përmbytjeve, citon “Xinhua”.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme në shumë pjesë të Fujian, i cili ka shpallur reagimin emergjent ndaj stuhive të shiut.

Foto:VCG

Foto:VCG

Deri të shtunën në mbrëmje, moti i keq me shira të dendur preku rreth 179.800 persona dhe dëmtoi gati 12.350 hektarë të mbjella, duke shkaktuar një humbje të drejtpërdrejtë ekonomike prej 1.61 miliardë juanë (rreth 225 milionë dollarë amerikanë), sipas zyrës.

Deri mëngjesin e të dielës, disa stacione hidrologjike në 11 lumenj në Fujian kishin raportuar nivele të ujit midis 0.07 metra dhe 3.65 metra mbi nivelin e paralajmërimit. Niveli i ujit në shtatë stacione hidrologjike kishte mbetur mbi nivelin e paralajmërimit.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shërbimi Meteorologjik në Fujian u bëri thirrje njerëzve të jenë vigjilentë për shkak të rrezikut të përmbytjeve në lumenj të vegjël dhe të mesëm dhe potencialit për mbytje në zonat urbane dhe rurale.  (Fatosi)