Revista “Migros”: Rreth 21 mijë vizitorë nga Zvicra vizituan Shqipërinë në 5 muaj
2024-06-17 11:19:13

Revista “Migros” zbulon për publikun zviceran përvojën e jashtëzakonshme mes bukurive natyrore të Shqipërisë, historisë e kuzhinës së pasur, pa harruar mikpritjen e ngrohtë.

Sipas revistës, rreth 21 mijë vizitorë nga Zvicra kanë hyrë në Shqipëri gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, shkruan “ATSH”.

Foto:VCG

Plazh në Himar(Foto:VCG)

Statistikat zyrtare treguan se 38% më shumë turistë të huaj vizituan vendin gjatë muajit maj, duke e çuar në 3.3 milionë numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këto pesë muaj.

Vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan rreth 10 milionë turistë, por autoritett presin që këtë vit ky numër të jetë rreth 14 milionë.

Të ardhurat nga turizmi gjatë 2023 ishin rreth 4.2 miliardë euro. (Fatosi)