Presidenti Begaj uron besimtarët myslimë: Reflektim i gjithsecilit për një shoqëri më të mirë
2024-06-17 14:54:50

Presidenti Begaj (Foto Gazetashqiptare)

Presidenti Begaj (Foto Gazetashqiptare)

Presidenti Bajram Begaj uroi festën e kurban bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë, duke bërë thirrje për një shoqëri më të mirë, shkruan “ATSH”.

“Kurban bajrami mbart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë. Kurban bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi”,- u shpreh presidenti shqiptar në mesazhin e tij të urimit.

Vetëm ky reflektim i gjithsecilit, theksoi kreu i shtetit shqiptar, bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë.  (Fatosi)