EURO 2024, Shqipëria humb 1-2 takimin e parë me Italinë
2024-06-17 14:57:09

Nedim Bajrami (Foto Shqiptarja,com)

Nedim Bajrami (Foto Shqiptarja,com)

Shqipëria humbi 1-2 me Italinë, në ndeshjen e zhvilluar në Dortmund, e vlefshme për grupin B të Kampionatit Europian të Futbollit, që sapo ka nisur në Gjermani.

Futbollisti shqiptar Nedim Bajrami ka hyrë në histori, duke shënuar në sekondën e 23-të, goli më i shpejtë në historinë e Europianit.

Në minutën e 11-të ishte italiani Alesandro Bastoni ai që barazoi me kokë.

Italia kaloi në avantazh në minutën e 16-të me Nicolo Barrela-n, i cili shënoi me një goditje jashtë zone.

Por më shumë ndeshja do të mbahet mend për shfaqjen e një nacionalizmi sportiv mjaft festiv nga ana e tifozerisë shqiptare.

Tajneri i kombëtares, Silvinjo u shpreh i kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin, si dhe vlerësoi tifozët kuqezi, që ishin të zjarrtë.

Stadiumi i Dortmundit ishte i gjithi i veshur me flamuj kuqezi, ndërsa qyteti mikpriti një tifozeri gjigante shqiptare që festonte paqësisht.

Kjo është pjesëmarrja e dytë për Shqipërinë në një kampionat evropian futbolli, pas atij të 2016-s. (Fatosi)