Kina rinovon alarmin e verdhë për temperaturat e larta
2024-06-17 15:13:22

CFP

CFP

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës të dielën në mëngjes vazhdoi të lëshojë një alarm të verdhë për temperatura të larta, pasi shumë rajone po përjetojnë temperatura tepër të larta, njofton “Xinhua”.

Intensiteti i temperaturave të larta pritet të ulet në Kinën veriore dhe rajonet midis Lumit të Verdhë dhe lumit Huaihe, po ashtu edhe shtrirja e nxehtësisë.

Disa zona në Xinjiang, Mongolinë e Brendshme të Kinës, Gansu, Hebei, Pekin, Shandong, Henan, Anhui, Hubei dhe Hainan do të shohin temperatura që arrijnë nga 35 deri në 36 gradë celsius, sipas qendrës.

Qendra parashikon temperatura maksimale prej 37 deri në 39 gradë celsius në pjesë të Xinjiang, Mongolisë së Brendshme dhe Henan.

CFP

CFP

Qendra këshillon shmangien e aktiviteteve në natyrë gjatë orarit të pikut të temperaturave dhe marrjen e masave paraprake për të mbrojtur grupet vulnerabël, si fëmijët dhe të moshuarit.

Kina ka një sistem paralajmërimi me tre nivele për temperaturat e larta, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia dhe e verdha. (Fatosi)